Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfimruar në detyrë kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malajn me 5 vota pro.
“Ai nuk është në kushtet e ndalimit të detyrës, pasi nuk është në shkelje”, ka thënë KQZ.
Malaj është denoncuar nga PD, e cila pretendon se kryetari i Bashkisë Mat është i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe se e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Kujtojmë se prokuroria ka konfirmuar atë ç’ka Malaj ka deklaruar më herët në formularin e vetëdeklarimit, se ai është dënuar me 10 muaj burg nga gjykata e Matit për armëmbajtje pa leje.
Ndërsa për akuzën e ndryshimit të gjeneraliteteve, prokuroria është shprehur se kjo akuzë nuk qëndron sepse kryebashkiaku nuk ka ndryshuar të dhënat që çojnë në identifikimin e tij.