Është zhvilluar këtë të enjte ceremonia e dorëzimit të disa titujve nderi për personalitete të fushave të ndryshme që kanë dhënë kontribut të madh në Mat. Aktivteti i planifikuar të zhvillohej gjatë festave të Nëntorit u shty për shkak të ngjarjes së tërmetit. Kështu, këshilli kishte vlerësuar me tullin “Qytetar Nderi” inxhinjerin Hamdi Beshku, arsimtarët Natasha Ballabani e Ramiz Mara, inxhinjerin e pyjeve Mehmet Rami, stomatologun Petrit Frangu, Mjekun Zyber Pupla, mjekun veteriner Selman Kurti dhe mësuesin Esat Ruçi.

Po ashtu në këtë aktivitet ishte planifikuar edhe dhënia e titullit “Krenari e Matit” për mbretin Ahmet Zogu, por dekorata do të dorëzohet në një moment tjetër për shkak të angazhimeve të familjes mbretërore.
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Mat, Elisa Gjasta mbajtën fjalën e rastit.

Po në këtë aktivitet, përshëndeti me këngë nga repertori i tij edhe këngëtari i mirënjohur matjan Shkëlqim Farrici.