Sipas të dhënave, gjatë këtyre orëve janë regjistruar 727 viktima dhe numri në total ka shkuar në 13155. Ndërkohë janë infektuar 2937 persona të tjerë duke e çuar në 80562 numrin e përgjithshëm të të prekurëve.
Ditën e sotme Italia ka publikuar bilancin e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave, gjatë këtyre orëve janë regjistruar 727 viktima dhe numri në total ka shkuar në 13155. Ndërkohë janë infektuar 2937 persona të tjerë duke e çuar në 80562 numrin e përgjithshëm të të prekurëve.
Ndërsa deri më tani bëhet me dije se janë shëruar 16847 persona ndërsa 4035 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në kujdesin intensive. Lombardia, e cila është zona e kuqe për sa i përket të prekurëve me koronavirus gjatë 24-orëve ka regjistruar 394 viktima.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Itali janë regjistruar 837 viktima ndërsa sot fatmirësisht janë 110 më pak.