Blerim Troca ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën “marrëdhënie me dhunë me të miturit”.
40-vjeçari i shpallur në kërkim, është i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Santa Maria në Itali, për veprën penale “Marrëdhënie me dhunë me të mitur.”
Toca i kërkuar nga Interpoli dhe TIMS, me origjinë nga Dibra, prej 10 vitesh fshihej në një banesë në Shijak.
Mësohet se autoritetet vijojnë me procedurat për të bërë të mundur ekstradimin e këtij shtetasi, për në Itali ku do të vuaj edhe dënimin.
Njoftimi i policisë:
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:
Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.