Një 30 vjeçar ka ardhur mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, nga Bulqiza ku jetonte, shkruan newsbomb.al. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet I.L ndodhej në “arrest shtëpie” sepse kishte goditur policët për shkak të detyrës.
Mirëpo, në një kohë që Policia e dinte të izoluar në shtëpi, në kushtet e zbatimit të masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata, i riu ka ardhur në Tiranë. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se 30 vjeçari ka prerë gishtin e dorës aksidentalisht dhe ka ardhur për mjekim në kryeqytet.
“Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor për rastin në fjalë, shtetasi I. L., ka deklaruar se në banesën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar me mjet prerës thikë, gishtin e dorës dhe në mungesë të mjekut kirurg në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë në spitalin e Traumës, Tiranë”, vijon Policia.