Zona e njohur si ish-pazari i gjësë së gjallë, ose më saktë që e ka kryer këtë funksion deri para pak vitesh, ka mbetur në gjendje të degraduar. Prania e gropave të mëdha dhe balta që krijohet nga reshjet e shiut, janë kthyer në makth për banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve. Por pushteti vendor në Klos thotë se nuk është në inventarin e saj pasi ky shesh ka qenë përdorur për depozitimin e kromit dhe është asset i kompanisë Albchrome. Përfaqësues të Bashkisë së Klosit thanë gjithashtu se po shihet mundësia e zgjidhjes si problem me kompaninë në fjalë dhe më pas do të bëhet ndërhyrja. Ndërkohë, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë zgjidhje të menjëhershme pasi po dëmtojnë automjetet e tyre.
Sheshi ish-pazarit të gjësë së gjallë dhe rruga deri në hyrje të fshatit Fullqet mbetet një nga shqetësimet e vazhdueshme të qytetarëve klosjanë si dhe të banorëve të tre fshatrave që kalojnë në të çdo ditë.