Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar kryerjen e 194 tenderave vetëm gjatë muajit prrill nga ana e bashkive në vend, ku sipas saj 88% e këtyre tenderave nuk kanë lidhje me pandeminë. Çupi gjithashtu shprehet se asnjë strukturë ligjzbatuese nuk është duke vepruar për të hetuar paligjshmeritë në kohë pandemie.
194 tendera me shumen prej 25 milione dollare jane shpallur vetem gjate muajit prill nga kryebashkiaket e pavotuar nga zgjedhesit. Sipas te dhenave zyrtare, ndonese ne kohe pandemie , për periudhën 1-30 prill 2020 janë shpallur 194 procedura prokurimi.
Cupi ne facebook
Bashkiaket nen shembullin e Qeverise, miliarda per tendera ne kohe pandemie por jo per pandemine .
Me Qeverine e Rames, nese shkel ligjin ne kohen e emergjences duke abuzuar me parate publike nuk te hyn gjemb ne kembe nese proteston per te drejtat themelore terhiqesh publikisht zvarrè
Bashkiatet kane vershuar ne tendera
Ndonese ne gjendje te fatkeqesise, kur Agjencia e Prokurimeve Publike pezulloi te gjithe tenderat, pervec atyre qe kane lidhje me pandemine, kryebashkiaket vazhduan projektin e tyre te abuzimeve.Plot 194 tendera me shumen prej 25 milione dollare jane shpallur vetem gjate muajit prill nga kryebashkiaket e pavotuar nga zgjedhesit.
Sipas te dhenave zyrtare, ndonese ne kohe pandemie , për periudhën 1-30 prill 2020 janë shpallur 194 procedura prokurimi.
Nga keto rezulton se 182 prej tyre nuk kane lidhje me pandemine dhe vetem 12 janë për shkak të pandemisë .Edhe nga 12 prokurime vetem ne 8 prej jane lidhur kontratat per rastin e mergjences dhe sherbime ne komunitet per kete qellim.
Dhe sipas te dhenave zyrtare, nga fondi total prej 25 milion dollare , pjesa dërmuese (88%) ose rreth 22 milion dollare, eshte përdorur për tender që nuk kanë lidhje me pandeminë dhe emergjencen pandemike .
Ka te dhena qe edhe nga bashkite te kete patur edhe tendera sekrete e qe mbetet per tu provuar ne vazhdim.
Ne vend qe tu pergjigjen qytetareve qe jane ne pamundesi e ne nevoje, vjedhin , tjetersojne taksat e qytetareve per te mbushur xhepat e tyre.
Asnje strukture verifikimi e zbatimit te ligjit nuk kemi pare te veproje e te hetoje keto veprime te “paligjshme” ne kohe emergjence.
Ish deputetja shprehet se asnje strukture e verifikimit te zbatimit te ligjit nuk eshte duke vepruar.
Partia Demokratike ka denoncuar dhjetra tendera të cilët sipas saj janë duke u kryer në kushte paligjshmerie, ndërsa per disa prej tenderave Spak ka nisur hetimet.