Irani sulmoi me dhjetra rraketa dy baza ushtarake Irakiene të cilat mbanin ushtarë amerikan. Bazat e suluara nga Irani ishin Erbil dhe Al-Asad airbase. Ky sulm e vë presidentin e Amerikës Donald Trump në pozitën më të vështirë gjatë presidencës së tij.
“Gjatë ores 1:45 dhe 2:45 , Iraku ishte nen sulmin e 22 rraketave” deklaron ushtria Irakiene, për më tepër shton se “Të gjitha rraketat sulmuan bazat e koalicianit”.
Në ditët e fundme, bazat ushtarake amerikane ishin në vigjilencë të lartë sepse kishin raportime se një sulm do të vinte nga Irani.
Zyrtari i Pentagonit Hoffman shprehu se “Ne aktualisht po shikojmë ngjarjen me shumë kujdes dhe po përgatisim përgjigjen. Gjithashtu po bëjmë të mundur mbrojtjen e trupave tanë në fushë si dhe aleatëve ne rajon.”
Donald Trump dy ditë me parë gjatë një mbledhje me kryeministrin e Greqisë shprehu se Soleimani (gjenerali Iranin i cili u ekzekutua me rraketë nga amerikanët javën e kaluar) ishte një monstër i cili kishte plane të tmerrshme për rajonin dhe Amerikën.”Ne e kemi ndjekur Soleimanin për një perjudhë të gjatë dhe nuk po na pelqenin fare planet që ai kishte, prandaj morëm vendimin për ta ekzekutar. Ai ishte një monstër, por jo më sepse ai është i vdekur” shprehet presidenti i Amerikës.
Akoma nuk kemi deklaratë zyrtare se çfarë veprimi do të bëjë Amrika pas kësaj ngjarje. Presidenti kishte probleme me shëndetin dhe ishte e pamundur të jepte fjalim për popullin e tij.