Procesionarja e Pishës mbetet problemi më i madh me të cilin po përballen ekonomitë pyjore në vendin tonë. Deri tani mësohet se nga ky insekt janë prekur rreth 150 mijë hektar me pishë të zezë nga 170 mijë që ka vendi ynë. Por masivet pyjore më të paprekura ose më pak të prekura mbeten ato që ndodhen rreth 1000 metra mbi nivelin e detit. i tillë është edhe ky masiv me pish në fshatin Xibër – Hane të Bashkisë së Klosit. Inxhinieri i Pyjore, Abdulla Diku, thotë se shkak që insekti nuk e ka dëmtuar në masë të madhe këtë masiv me pishë të zezë është pikërisht lartësia mbi nivelin e detit. Nga ana tjetër, inxhinjeri Abdulla Diku shprehet se lufta mekanike ndaj procesionares së pishës, është gati e paefektshme. Ndërkohë, ka nisur eksperimentimi i luftimit me anë të një insekti tgrabitqar ndaj procesionares dhe nëse rezulton efektiv, ai do të implementohet në të gjitha masivet pyjore të vendit tonë. Procesionarja e pishës ka dëmtuar shumë masive pyjore edhe në Mat ku zonat më të prekura janë në Njësinë Administrative Lis në Bashkinë Mat dhe fshatin Plan i Bardhë në Klos.