Ndonëse vendi është gjendet në situatën e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga Covid-19, një deklaratë e bërë nga kryeministri Edi Rama në ditën e Europës, për legalizimin e kanabisit mjekësor, ka ngjallur edhe reagim qytetar. Këta të fundit ndajnë mendime të ndryshme sa i përket kësaj nisme. Të pyetur me mikrofonin tonë, qytetarët e Klosit shprehen se masivizimi i mbjelljes së kësaj bime do të ketë pasoja të rënda, por të tjerë thonë që nëse kontrollohet nga shteti, mund të jetë sektor fitimprurës për të gjithë.

Ideja e kryeministrit Rama për legalizimin e hashashit për përdorim mjekësor, ka nagjallur reagimin e kundërshtarëve duke e cilësuar si një manovër e kryeministrit për të larguar vëmendjen nga problemet e tjera të vendit.