Një inspektor policie në Pogradec është dhunuar nga një grup të rinjsh prej. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se të rinjtë janë me precedent të mëparshëm penal.

Shkak për dhunimin e inspektorit është bërë thyerja e karantines. Policia ka marre njoftim që një grup të rinjsh qëndronin jashtë të grumbulluar. Inspektori ka shkuar për të kryer veprimet si edhe për të shpërndarë grupin. Ky ka qene shkaku qe ata i janë kundërpërgjigjur duke e goditur.

Mësohet se disa prej tyre janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes