Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Në pranga ka rënë shtetasi F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 43-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.