Saturday, March 22, 2025
No menu items!

I prekur nga koronavirusi? Fatos Nano bën tamponin

Share

Ish-kryeministri Fatos Nano së bashku me gruan e tij Xhoana Nano dhe djalin e tyre Klajdi i janë nënshtruar testit të Covid-19 dhe fatmirësisht kanë rezultuar negative për koronavirus.

Ende nuk dihet nëse familja Nano ka kryer testin e Covid-19 pasi kanë shfaqur simptoma apo se kanë qenë pjesë e kontaktit të personave të konfirmuar më herët pozitivë me koronavirus.

Kujtojmë se ditën e sotme janë kryer 362 testime dhe 57 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus./re.gu/Fjala.al

Read more

Local News