Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës, RENEA-n dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arrestuar sot dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nga ky operacion u vu në pranga shtetasi i shapllur në kërkim Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër. Siç njofton policia, ky shtetas rezulton i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu po gjatë operacionit  u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga të dhënat e policisë, mësohet se 33-vjeçari rezulton i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Operacion për kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet me sukses operacioni policor  “Kompleksi”. Kapet dhe arrestohet një pjestar i një grupi kriminal. Arrestohet  edhe një  shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit.Operacioni  nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH  e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Operacioni  u zhvillua në lagjen “Komuna e Parisit”, Tiranë, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.  Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Po gjatë operacionit  u arrestua ne flagrance dhe  shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme,  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”-thuhet në njoftim.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi më herët për  “Balkanweb” se ky operacion po kryhet për llogari të një qarku tjetër dhe tashmë gjithçka është sqaruar edhe nga policia.