Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka humbur jetën mbrëmë. Viktima është ushtari me inicialet Xh. I.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan humbjen e jetës së tij, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Ky është rasti i dytë që një ushtar shqiptar humb jetën gjatë një misioni paqeruajtës në Afganistan, pasi në shkurt të vitit 2012, u ekzekutua kapiten Feti Vogli, pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.

Ndërkohë, në vitin 2019, ranë në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s për çmotimin e bombave të mbetura në lufta në Letoni, major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.