Pas arrestimit të 4 shtetasve në Holandë në një aksion të madh policor kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe kryesisht goditjes së mafies shqiptare, media vendase ‘Limburg’ e nis shkrimin e saj me titullin, ‘Shqiptarët mbysin Holanden me drogë’. Në fakt të arrestuarit ishin 2 shtetas maroken, një shtetas shqiptar 34 vjecar, dhe një grua 36 vjecare.
Policia dhe njerëz të drejtësisë kanë pushtuar dhjetëra ndërtesa, kryesisht në zonën e Sittard dhe Geleen. Shumica e të dyshuarve në këtë rast janë vendosur në Geleen. Kishte gjithashtu disa bastisje të martën nga policia. Agjentët arrestuan një belg, një maroken dhe një grua që po tentonte të shkonte duke mbartur drogë nga Belgjika në Gjermani”, thuhet në shkrim.
Madje, operacioni i drogës u quajt “Shqipëria”. Në artikull shkruhet se me dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Holandë kanë si aktivitet të tyrin trafikun e drogës. Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia. Sipas mediave holandeze, një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi ka qendra në këto shtete.
Mediat holandeze flasin gjithmonë e më shumë për grupime shqiptarësh, të cilët vijnë në këtë vend ekskluzivisht për t’u marrë me drogë. Në artikull thuihet se në rastet e goditjes së bandave të drogës, rezulton se anëtarë të tyre janë kryesisht shqiptarët, ç’ka nënkupton se pikërisht shqiptarët kanë në dorë këtë treg ilegal trafiku, që ka fitime marramendëse.