Rekamë

Hidhet ne erë memoriali i Thimio Lolit në fshatin Krane te bashkise Finiqe . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.30 minuta të mëngjesit . Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kane vendosur edhe eksploziv duke e hedhur ne ere. Autoret ende te pa identifikuar janë larguar menjëherë sapo banorët janë zgjuar nga zhurma e shpërthimit. Sakaq kwta tw fundit kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.
Mësohet se shpërthimi i memorialit është bërë me tritol nga i cili janë dëmtuar edhe xhamat e një kopshti fëmijësh pranë memorialit.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli vihet ne shenjester. Edhe më herët, memoriali i tij është hedhur ne erë dhe autorët nuk janë zbuluar. Në atë kohë, pati reagime edhe nga politikanë të komunitetit grek. Ndërkaq, shumë pranë memorialit të shkatërruar tashmë të Thimio Lolit janë shkruar grafite me emrin “Çamëria”. Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”. Loli ka marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve në vitin 1914, kur udhëhoqi kryengritjen për Epirin e Veriut në Sarandë, ashtu sikurse edhe në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi. Thuhet se Loli ka vrarë shqiptarë etnikë në jug të vendit dhe nuk duhet të nderohet.

Organizata OMONIA ka reaguar pas vendosjes së lëndës eksplozive në monumentin e Thimio Lolit ne finiq Kjo organizatë bën të ditur se do të ringrej sërish monumentin e Thimio Lolit, të cilin e quan si “luftëtar legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale”. OMONIA , e ka cilësuar sulmin ndaj këtij monumenti si goditje terroristë në zemër të Minoritetit Etnik Grek