Në shkollën 9-vjeçare në Shupenzë të Bulqizës janë helmuar 14 fëmijë, disaprej tyre janë nisur me urgjencë në spital. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës nëpërmjet dy autoambulancave, ku edhe po marrin mjekim.

Drejtori i spitalit është shprehur nga vizita paraprake e fëmijëve, se helmimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e detergjentëve të larjes së ambienteve të shkollës