Bulqizë, një nga 12 maturantët e helmuar në gjendje të rëndë, dërgohet me helikopter në Tiranë
12 maturant të gjimnazit “Rifat Manjani” në Shupenzës të Bulqizë u helmuan mesditën e kësaj të enjteje në klasën e tyre. Burime nga policia e Bulqizës thanë se dyshohet që helmimi i nxënësve në shkollën e mesme në Shupenzë ka ardhur si pasojë e një sprajti me aromë.
Blutë e Bulqizës, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në klasën e maturantëve në momentin e pushimit të gjatë. Dyshohet se një nxënës ka hedhur një sprajt ne aromë, duke bërë që disa prej maturantëve të shfaqin probleme shëndetsore, si marrje mendësh, të vjella dhe të dridhura të forta. 9 prej tyre u dërguan në spitalin e Bulqizës ndërsa tre të tjerë në atë rajonal të Peshkopisë. Drejtori i këtij Spitali, Artan Bitri tha se një nga maturantet është dërguar me helikopter në Tiranë pasi gjendja e saj ishte rëndë.
Mjekët e Peshkopisë nuk kanë arritur të përcaktojnë lëndën helmuese ndërsa pritet që të bëhet një ekspertizë e thelluar.
Aktualisht në spitalin e Bulqizës po marrin mjekim 6 maturant dhe dy po trajtohen nga mjekët e spitalit Rajonal të Peshkopisë, ku mësohet se janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien në pranga të autorit. Dyshohet se autori e ka hedhur sprajtin për të bojkotuar mësimin.