Kanë kaluar 23 ditë nga shfaqja e situatës së helmimit masiv në lagjen e vjetër të Bulqizës dhe ende banorët vijojnë të mos konsumojnë ujin e pijshëm të rrjetit. Drejtoria e Shëndetit Publik është dorëzuar para kësaj situatë duke u shfajësuar se nuk është në kopetencën e saj për të marrë vendimin për lejimin e qytetarëve të konsumojnë ujin e rrjetit.
Drejtori i Shëndetit Publik Bulqizë, Flamur Meta tha se situata tashmë është në dorën e Institutit të Shëndetit Publik pasi pritet të dalin analizat fiziko-kimike e toksikologjike. Urdhërin për rifillimin e konsumimit të ujit për qytetarët, Meta tha se e lëshon Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i Qarkut Dibër.
Ndërkohë Mat Televizion u mundua të kontaktoi në linjë telefonike edhe me Institutin e Shëndetit Publik, por numrave të publikuar në faqen zyrtare në internet, nuk iu përgjigj askush.