Është hapur pas 48 orësh rruga e Arbrit për qarkullimin e automjeteve. Situata më problematike ishte në Bypassin e Murrizit pasi era e vazhdueshme grumbullonte dëborë në rrugë duke arritur lartësinë deri në 1.5 metra.
Me punën e panderprerë të mjeteve borëpastruese është bërë e mundur që paraditen e së Martës të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt Tiranës dhe Qarkut Dibër në rrugën e Arbrit.
Megjithatë situata në këtë bypass mbetet problematike pasi është ngushtuar rruga gjatë hapjes së karrexhatës, si pasojë e prezencës së madhe të dëborës të krijuar nga mjetet borëpastruese.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në bypassin e Murrizit dhe të mos bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit.
Orët e mbrëmjes priten të jenë kritike pasi temperaturat pritet të zbresin disa gradë nën zero, çka do të shkaktojnë ngrica. Aksi tjetër Bulqizë – Burrel – Milot kalohet pa probleme për shkak të ndërhyrjes së bërë nga autoritetet kontraktore për mirëmbajtjen e saj. Segmenti i vetëm ku duhet treguar kujdes është ai nga Qafa e Ulzës deri tek ura, nga pasditja deri në orët e para të ditës