Grupi i hackerave, ‘Homeland Justice’ ka hakeruar serverat e kompanisë celulare ONE. Lajmi u bë i ditur nga ‘Homeland Justice’ në një mesazh në rrjetin social ‘Telegram’. Hackerat bëjnë me dije se janë fshirë 2 petabajt të të dhënave të rrjetit. Sipas ‘Homeland Justice’, kompania One është mbështetës i sulmeve të MEK, ndërsa theksojnë se do të publikojnë të dhëna me rëndësi shumë shpejt. Duke marrë shkas nga fakti se sistemi është jashtë funksionit, edhe dyqanet e kompanisë One janë mbylllur.