Pak ditë më parë Mat Tv trajtoi problemin e gurëve të mëdhenj që rrezikonin jetën e udhëtarëve në aksin Burrel – Komsi. Shirat e vazhdueshëm kishin bërë të mundur shembjen e gurëve të mëdhenj sidomos poshtë varrezave të dëshmorëve. Shkëmbinjtë aty vijojnë të jenë të rrezikshëm, ndërsa firma mirëmbajtëse e rrugës ka bërë vetëm një zhvendosje të vogël të gurëve të mëdhenj.
Ndërkohë situata nuk ka ndryshuar në vendin e quajtur Qaf-Portë pasi gurët e mëdhenj anash rrugës vijojnë të mbeten të tillë.
Jashtë kameras drejtuesit e mjeteve thonë se megjithëse rruga pastrohet shpejt sa herë biejnë gurë në të, shkëmbinjtë mbeten të rrezikshëm.
Ata kërkojnë që firma të ndërhyrë dhe të largojë shkëmbinjt apo gurët e mëdhenj në këtë aks, para se ata të godasin ndonjë mjet në lëvizje.