Të arrestuar me shumë bujë, pas ngjarjeve kriminale në qytetin e Shkodrës, këtë të mërkurë gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë e sigurisë për dy anëtarë të grupit ‘Bajri’. Trupa gjykuese me kryesor , Sokol Tonën vendosi të ndryshojë masën e arrestit nga burg në arrest shtëpie për Denis Bajroviç si dhe për Klaudio Hoxhalliu, pronari i ambjentit të bilardos ku u prangos Saft Bajri, i cilësuar si kreu i grupit kriminal.
Bajroviç dhe Hoxhalliu u arrestuan në shtator të vitit 2018, në kuadër të operacionit ‘Oaz’ që goditi grupin ‘Bajri’. Referuar burimeve, thuhet se Gjykata ka dalë në konkluzionin se për ta nuk provohet akuza për ‘Përkrahje të autorit’ si dhe nuk u provua se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Më 22 shtator u arrestuan 11 anëtarë të bandës Bajri në një ambjent bilardoje në zonën e Xhamllikut në Tiranë si dhe në qytetin e Shkodrës, ndërsa pak kohë më pas u arrestua në Spanjë edhe anëtari tjetër, Enver Bajri. Prej vitesh, kjo organizate kriminale ka qene në konflikt të vazhdueshëm më fisin Lici në Shkodër, përplasje nga e cila kanë mbetur dhjetra viktima, ku më e fundit mund të renditet vrasja në pragun e shtëpisë së dy vëllezërve Bilali.