Shqiptarët që duan të kalojnë kufirin për në Greqi duhet të kalojnë tashmë përmes një procesi verifikimi.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh se të gjithë ata që do të kalojnë në disa prej pikave kufitare do t’i nënshtrohet testit për Covid-19.
Kështu për Shqipërinë do të shtohen masat në pikën kufitare në Kakavijë, po ashtu këto masa vlejnë dhe për kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Po ashtu udhëtarët duhet të raportojnë edhe për vendndodhjen, si dhe do të lënë numrin e kontaktit.