Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjësit; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
“BalkanWeb” mëson se Albana Imami ka pranuar para gjykatës se ka dhënë kredi fiktive, ndërsa theksoi se nuk ka qenë e vetëdijshme për atë që po bënte. Ajo deklaroi se të gjithë të ardhurat i ka depozituar në fondacion. Matilda Domi tha se ka ka firmosur rerth 40 kredi, por ato i ka bërë me urdhër të drejtoreshës.
“Kam firmosur 35 deri ne 40 kredi qe mendoj se janë fiktive po mi ka urdhëruar drejtoresha”-pohoi ajo.
Të pandehurit e tjerë akuzojnë drejtoreshën se i ka detyruar te firmosin kredi fiktive. Orkida Driza e dyshuar ne rolin e sekseres ka theksuar së është mashtruar dhe ajo do të bashkëpunojë me organet e prokurorisë.
“Jam e mashtruar do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person që sillja me jepnin 20 mijë lekë të vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”-tha ajo.
Nga ana tjetër, Mihal Hanxhari tha se e ka kuptuar skemën dhe kishte kërkuar dorëheqjen para tre muajsh.
“Kam kuptuar skemën dhe kam kërkuar dorëheqjen para tre muajsh”- shtoi ai.