Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth ores 17:00 në Dibër, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”. Policia ka identifikuar viktimën si Fehmi Leka, një burrë rreth 60 vjeç, ndërkohë që dyshohet se ai është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, hetimet e para tregojnë se viktima ka humbur jetën pas një përplasjeje me mjetin që e ka goditur. Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të mbledhur prova ligjore që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.