I ndodhur në Qarkun Dibër si i deleguar i Partisë Demokratike nga grupimi i Sali Berishës, Çlirim Gjata ka deklaruar se protestat do të jenë paqësore dhe se vetëm ndonjë provokim mund të marrin kthesë tjetër. Sipas Gjatës, nëse gjykata e Apelit vendos kundër asaj të shkallës së parë, i shërben qeverisë aktuale.

Po ashtu, i deleguari për Qarkun Dibër, Çlirim Gjata kërkoi që të ndalen të gjitha investimet në shkelje të kodit zgjedhor apo punësimet në periudhën nga 123 Janari deri në 14 Maj.