Rekamë

Njoftimi i Policisë: Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore  Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për përpunim të inerteve dhe gjobitet nga IKMT-ja me masë administrative;
• Procedohet penalisht një 37-vjeçar dhe gjobitet, pasi shkarkonte mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit;
• Një ditë më parë u proceduan dhe u gjobitën edhe dy shtetas të tjerë, për gërryerje të shtratit të lumit Mat. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, ku gjatë kontrollit është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte dhe është proceduar shtetasi D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin. IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).

Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.
IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve.