Në emisionin e Eni Vasilit ka ndodhur diçka e pandodhur më parë.

Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh live moderatores, ndërkohë që i ftuar online ishte kryeministri Edi Rama.

Basha nëpërmjet Vasilit, i ka dërguar një mesazh Ramës:

“A jeni i gatshëm që të ma lini mua postin e kryeministrit dhe të bëhem unë kryeministër”, thuhej në mesazhin që lexoi Vasili.

Më mas, kjo e fundit tha se ishte fake, pasi mesazhi nuk vinte nga Lulzim Basha.

Ndoshta e ka kuptuar gafën që ka bërë, pasi vështirë se Vasili do të lexonte një mesazh fake, duke qenë se ajo me siguri që e ka numrin e kryetarit të opozitës.

Ky i fundit, pasi dështoi me revolucionin dhe zgjedhjet, me sa duket dashka të bëhet kryeministër i koronavirusit.

(TemA)