Në Dibër kanë rënë në praga 6 persona që shpërndanin drogë.

Të arrestuarit janë Renato Allushi, 20 vjeç, Denis Perkoxha, 22 vjeç, Ramiz Perkoxha, 24 vjeç, Ferdinad Maha, 32 vjeç, Avni Dod, 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale