Frika e një lufte të 3-të botërore jeton brënda banorëve në ccdo cep të globit pasi fuqitë e mëdha kanë nisur të përplasen shpesh me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet mes SHBA-së-Rusisë-Koresë së Veriut-Kinës-Turqisë e shumë vende të tjera, janë vazhdimisht në një karosel që herë ngrehet e herë ulet.
Mjafton një shkëndi e vogël dhe ndizet lufta e 3-të botërore.
Efekte bombe
Indeksi i Paqes ndërkombëtare, Global Peace Index, ka publikuar së fundmi listën e shteteve më të sigurta sipas infrastukturës “bunker-fortesa”, përfshirë edhe hapsirat natyrore në të cilat ka më pak gjasa që të përhapet konfliktin në një skenar lufte.
Cuditërisht, mes këtyre shteteve gjendet edhe Shqipëria. Ndërkohë 10 vendet më të sigurta dhe ato më paqësoret janë: Islanda, Zelanda e Re, Australia, Portugalia, Danimarka, Kanadaja, Republika Cceke, Singapori, Japonia dhe Irlanda.
Sakaq, Suedia, Zvicra dhe SHBA-të, sëbashku me Shqipërinë, janë 4 shtetet më të sigurta sa i përket infrastrukrutës.
170 mijë bunkerët e ndërtuar që nga koha e komunizmit, për shkak të frikës të një sulmi të mundshëm nga ana e armikut, në atë kohë një paranojë e diktatorit Enver Hoxha, kanë futur shqipërinë në këtë listë mes 3 vendeve të tjera.
Në shumë shtete amerikane, frika e fundit të botës, ka bërë që shumë amerikanë të të ndërtojnë bunkerët e tyre. Në Dekota, mund të gjenden më tepër se 575 bunkerë e që mund të mbajnë një kapacitet prej afro 10 mijë personash. Zvicra nga ana tjetër, ka aq shumë tunele nëntokësore sa mund të zënë të gjithë popullatën e saj. Ndërsa Suedia është shtëpia e më shumë se 65 mijë qëndrave strehimore të cilat mund të akomodojnë deri në 7 milion njerëz në rastin e një lufte të 3-të boterore.