Prej 17 ditësh mijëra banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës nuk konsumojnë dot ujin e pijshëm rrjetit të ujësjellësit pasi iu është ndaluar nga Drejtoria e Shëndetit Publik si dyshimi kryesor i helmimit të rreth 160 qytetarëve.
Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë nga kjo ngjarje e rëndë, ende uji i rrjetit vijon të jetë i ndaluar për konsumim. Përgjigjet e analizave fiziko-kimike dhe toksikologjike.
Mat Televizion bëri një vazhgim të rrjetit të ujësjellësit që nis nga Zona D e minjerës e zbret deri tek familjet e lagjes së vjetër. Hyrja për tek vepra e marrjes është e ndaluar, pasi duhet të kalosh në një zonë private, megjithatë, tubacioni kryesor i këtij ujësjellësi nuk ka asnjë standart.
Siç shihet edhe nga pamjet, tubacioni është krejtësisht në sipërfaqe dhe ka pësuar dëmtime të mëdha. Në vend të një riparimi normal është vendosur një dru, i cili mund të hiqet fare lehtë. Mundësia për tu ndotur këtu është tepër e madhe, pasi tubacioni është i hapur në një vend dhe i fashuar me plastmas në një tjetër vend. Ndërkohë, për shkak se rrjeti ndodhet brenda territorit të galerive, janë vetë minatorët që në mënyrë humanitare mundohen ta mbrojnë dëmtimin e tij.
I kontaktuar nga Mat Televizion Drejtori i Shëndetit Publik Bulqizë, Flamur Meta, tha se për të rinisur konsumimin e ujit qytetarët, është Inspektoriati i Higjenës Dibër që do të japë urdhërin.