Masakra me 10 të vrarë në dy lokale nate në qytetin e Hanaut, pranë Frankurtit ka tronditur Gjermaninë. Autori një shtetas gjerman, pas skenarit të tmerrshem vrau veten. DW duke iu referuar burimeve në polici shkruan se autorit i janë gjetur një letër dhe 1 video që janë duke u vlerësuar nga ekspertët. Sipas autoriteteve vendase dyshohet se autori i identifikuar si Tobias R. Ishte ekstermist i djathtë, i cili u gjet ur i vetevrare në shtëpi dhe rezultoi se viktima tjetër ishte nëna e autorit. Mësohet seautori ekzekutoi nënën e tij para se të bënte vetëvrasje. Ndërkaq, rezulton se gjermani Tobias R. e kreu sulmin për një motiv racist, urrejtjen ndaj të huajve, me shenjestër turqit dhe kurdët. Është mësuar se Tobias R. është ekstremist i krahut të djathtë dhe, ka një certifikatë gjuetie dhe ka lënë një video me një letër.
“Disa kombe duhet të shkatërrohen dhe të mos u jepen pasaportat gjermane,” thuhet në letrën e shkruar nga autori. Po ashtu autoi ka realizuar edhe një video në banesën e tij. Në video ai pretendon se disa njerëz në Gjermani duhen shfarosur për shkak se nuk mund të dëbohen.
Ndërsa shtypi dhe ekspertët gjermanë që vlerësuan videon deklaruan se sulmuesi foli me shumë qetësi në video dhe anglishtja e tij ishte e rrjedhshme.
Gjithsej në Hanau humbën jeten 11 vetë, 10 të vrarë dhe autori që u vetëvra, ndërsa katër vetë janë plagosur. Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u sulmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut që frekuentohej nga kurdët dhe turqit. Dëshmitarë okularë kanë thënë, se ka pasur disa të shtëna, pastaj autori awshtw larguar me automjet. Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa viktima.
Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas dhunës në Hanau. “Mendimet tona janë këtë mëngjes tek njerëzit në Hanau, në qendër të të cilit u krye një krim i tmerrshëm”, shkroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në twitter. “Ngushëllimet tona për familjet e prekura që vajtojnë për të afërmit e humbur”, shkruan Seibert.Kreu i bashkisë së Hanaut, Claus Kaminsky, CDU u shpreh i tronditur për dhunën në qytetin e tij. “Kjo ishte një natë e tmerrshme që do na preokupojë gjatë dhe do të qëndrojë gjatë si një kujtim pikëllues.” Kreu i bashkisë porositi që shkollat dhe disa kopshte në Hanau të mbeteshin të