Rekamë

Një 73-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se J.B., është mbytur në det.

Mattv.al ka siguruar foton nga vendngjarja ku trupi i 73 vjeçarit është nxjerrë nga deti.

Saktësisht raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është  mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.