Në këto momente një megapoeracion antikanabis po zhvillohet në Krujë. Nga burime të ndryshme bëjnë me dije se rreth 20 furgona si dhe 100 forca policore të FNSH e Shqiponjave kanë zbarkuar në Krujë e janë shpërndarë në disa zona malore.
Në operacion marrin pjesë dhe drejtuesit e policisë së komisariatit të Krujes por edhe drejtues nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga operacioni që sapo ka nisur.