Kryeministri Edi Rama publikoi një video në Facebook, ku shkruan se Tiranën nuk e ndalin dot, duke iu referuar prishjes së Teatrit Kombëtar orët e para të ditës së dielë.

“Ishin kundër këndit të lojrave. Ishin kundër sheshit Skënderbej. Ishin kundër Pazarit të Ri. Ishin kundër Bulevardit të Ri. Ishin të njëjtët! Ngrihen kundër cdo projekti Në Tiranë! Nuk e duan zhvillimin por Tiranën nuk e ndalin dot” shkruhet në videon e kreut të qeverisë.