Aktori i madh i humorit Gëzim Kruja ka festuar 80-vjetorin e lindjes. Zef Deda ka vendosur ta surprizojë Mjeshtrin e madh duke i bërë një vizitë të papritur në shtëpinë e tij.
Gazetari Senad Nikshiqi bashkë me Zef Dedën e kanë befasuar aktorin Gëzim Kruja e cili është emocionuar shumë teksa i ka parë në derën e shtëpisë së tij.
“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori i madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë”, i drejtohet Zef Deda.
“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe nja dy të tjerë bashkë me televizionin” bën humor Zef Deda duke nxjerrë shaminë e duke fshirë lotët.
Humoristi shkodran Gëzim Kruja i ka dhënë shumë skenës së humorit shqiptar me role të shumta. Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Kruja ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”