Duhej të ishin pushim në shtëpi, në ndonjë park lojërash, apo të kishin dalë me familjen, por nuk ndodh kështu me fëmijët e Bulqizës. ditët e pushimit ata i shfrytëzojnë për tju drejtuar stogjeve të kromit në kërkim të ndonjë cope guri të çmuar, me të cilin sigurojnë disa të ardhura.
Siç shihet edhe nga pamjet, këtë të hënë, 6 fëmijë i janë ngjitur shpatit të stogut të kromit që ndodhet mbi lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës. me kova në duar, fëmijët kontrollojnë gjithë zonën për të gjetur ndonjë gurë, të cilin e tregtojnë më pas në qytet.
Fëmijët e vegjël i vijnë vërdallë shpatit të stogut të kromit me shpresën se do të gjejnë gurët. Por dita e sotme nuk ishte me fat sidomos për njërin prej tyre, i cili u rrëzua nga një lartësi e konsiderueshme. Shokët ndërpresin punën për t’i ardhur në ndihmë.
Xhirimet e sotme janë bërë nga distanca, pasi nëse fëmijët do të kishin konstatuar nuk do të qëndronin aty. Kjo situatë në qytetin e minatorëve vijon prej vitesh. Ndonëse herë pas here bëhet sikur merren masa për ta ndaluar këtë fenomen, institucionet nuk veprojnë më pas ndonjë rasti që bëhet publik.