Prokuroria Italiane zbardh skandalin që trazoi tri vite më parë politikën shqiptare. 1400 konteinerë me mbetje toksike u raportua se do të vinin në Shqipëri për t’u groposur, ndërsa prokuroria italiane ka zbuluar se lajmi u sajua nga këshilltari i presidentit Ilir Kulla.   “Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës” deklaron anti-mafia italiane. Në Itali janë 8 persona të arrestuar për këtë çështje. Mes të arrestuarve është ish-senatori Sergio Gregio, botuesi i “Pianeta Italia Neës”, që publikoi lajmin, bashkë me një grup, që sipas anti-mafias italiane janë një grup i strukturuar kriminal.

“Lidhjet me Shqipërinë, përpjekjet për të rrëzuar qeverinë”

Kështu, shkruan media italiane, duke iu referuar lajmit se 1400 konteinerë do të groposeshin në vendin tonë. “De Gregorio kontriboi në një aferë me Shqipërinë në mënyrë që më vonë të merrte një fitim. “-thuhet në shkrim.