Territoret palestineze nën zaptimin e izraelit janë bërë një nga vendet e botës ku “më së shumti mbizotëron padrejtësia”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Neë York, Erdogan tha se nëse pamjet e një gruaje palestineze të pafajshme, e cila u vra në mënyrë të egër nga forcat izraelite të sigurisë në rrugë, vetëm disa ditë më parë, nuk mund të zgjojë ndërgjegjen, atëherë ne jemi në një pikë ku fjalët dështojnë.
Turqia ka një “qëndrim të qartë” për këtë çështje, vijojë më tej Erdogan.
“Zgjidhja është krijimi i menjëhershëm i një shteti të pavarur dhe homogjen palestinez në bazë të kufijve të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet”, tha ai, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së që të ofrojnë “mbështetje konkrete për popullin palestinez përtej premtimeve të thjeshta”.
Ai gjithashtu vuri në dyshim rolin dhe misionin e OKB-s, duke thënë se OKB nuk arrin të zbatojë rezolutat e saja kundër Izraelit.
“Si ka mundësi që Lartësirat e Golanit dhe vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtohen, ngjashëm si territoret tjera të pushtuara palestineze, para syve të botës sikur të mos ishin brenda kufijve të këtij shteti. A është qëllimi i iniciativës së prezantuar si ‘Marrëveshja e Shekullit’ që të eliminojë prezencën e shtetit dhe popullit të Palestinës?”.
Ai më pas këshilloi audiencën e tij duke thënë se të gjithë aktorët e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti Kombet e Bashkuara, duhet të ofrojnë mbështetje konkrete për popullin palestinez përtej premtimeve të thjeshta.
Sa i takon Mesdheut Lindor, duket se Turqia është e vendosur që të vazhdojë të mbrojë interesat e saj në këtë territor.
Krahas negociatave prej më shumë se 50 viteve, çështja e Qipros akoma nuk është zgjidhur për shkak të “pozitës pa kompromis të palës greke qipriote”, tha presidenti turk.
Duke thënë se pala e Qipros Greke refuzon të ndajë fuqinë politike dhe prosperitetin me turqit qipriotë, Erdogan theksoi se ata që pretendojnë të zgjidhin problemin në kushtet e “zero sigurisë, zero garancisë” kanë “qëllime të këqija”.
Si garantues ndërkombëtar me bazë në traktat, Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj derisa të gjendet një zgjidhje që garanton sigurinë dhe të drejtat e turqve qipriotë, tha presidenti turk. Ai shtoi se disa shtete të rajonit po përpiqen ta kthejnë “çështjen e burimeve të energjisë në një zonë konflikti”.