Nga Arlindo Vani

Sot Mati u zgjua nga një lajm i papritur. Kur u mendua që koronavirusi e kishte “ndarë mendjen” të mos vinte në Burrel erdhi njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë që një vajzë 16 vjeçare ishte infektuar me Covid-19. Fillimisht duhet te mos përhapim panik dhe të kujtojmë që qytete të tjera janë infektuar dhe pastaj shëruar totalisht nga koronavirusi në Shqipëri.
Testet në Mat kanë qënë shumë të pakta, 15 gjithsej në gjithë qarkun Dibër.
Por çfarë duhet të bëjnë autoritetet tani?
Ajo e cila duket më normale është izolimi total i fshatit Batërr e vogel. Testimi i plotë i gjithë banorëve dhe furnizimi i tyre me ushqime për të gjithë periudhën që do jenë të karantinuar. Duhet të jemi të qartë nuk është faji i askujt në qoftëse infektohet por masat të cilat duhet të merren duhet të jenë të menjehërshme në menyrë që të ndalohet me çdo kusht përhapja. Të paktën për periudhën dy javore të ardshme qytetarët e Burrelit dhe jo vetëm duhet të shmangin me çdo kusht grumbullimet. Vlen të kujtojmë që një person i infektuar mund tjua transmetoj virusin mbi 350 personave të tjerë. Institucionet ku përfshihet policia e shtetit dhe bashkiake të bëjë të mundur zbatimin e rregullave. Sipas informacioneve ju janë marrë kampionet edhe 5 personave të tjerë të dyshuar në Batërr . Ministria e Shëndetësisë ka detyrimin të njoftoj qytetarët e Matit vendet ku kanë lëvizur këta qytetarë dhe a është bëre dezinfektimi i këtyre vendeve. Autoritetet përkatëse duhet të mbajnë pergjegjsi pse u lejua një individ i cili vinte nga vatra e nxehtë siç është qyteti i Krujës të udhëtonte drejt Matit.