Mbyllja e kufijëve për të mos përhapur infektimin nga Covid-19, ka bërë shumë shqiptar të mbeten në vendet ku ishin, por ka edhe nga ata që kanë mbetur në Shqipëri ndonëse familjen e kanë jashtë. I tillë është edhe rasti i Roza Balliu nga fshati Melan i Dibrës. Ajo ka ardhur në Shqipëri për të parë prindërit e saj, por mbyllja e kufijëve e ka lënë këtu, ndonëse burrin dhe fëmijët i ka në Greqi. Ndërkohë, Roza nuk humb kohën kot, pasi ajo bashkë me nënën e saj kanë dalë për të mbledhur bimë medicinale. Vetë Shpresa Balliu tregon parat e pensionit janë të pamjaftueshme pasi dalin vetëm për ilaçe. Për të rritur të ardhurat, ajo ka dalë duke mbledhur bimë mjekësore, ndonëse do të duhej të qëndronte në banesë për shkak të koronavirusit.