40 piktor të vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, u bënë pjesë e projektit “Qyteti im Evropain” edicioni i katërt, që po zbatohet nga ABC Tirana Club. Këtë të shtunë u çel një ekspozitë me punimet e këtyre fëmijëve në ambjentet e Muzeut Historik Mat në qytetin e Burrelit. Nxënësit e shkollave të Matit janë paraqitur me punime dedikuar mbrojtjes së mjedisit.

Instruktori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Piktori Alfred Stafasani tha se punimet nga nxënësit janë bërë me materiale të ndryshme dhe zgjedhje të lirë të tyren.

Në emër të bashkisë Mat aktivitetin e përshëndeti Drejtori i Artit dhe Kulturës, Sokol Meta.

Drejtuesi i projektit Johan Muka tha se qëllimi është nxitja e talentit krijues dhe shprehitë artistike mes talenteve, përmes realizimit të punimeve në pikturë, vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj).

Objektivi final i projektit “Qyteti im Evropian” t’i sensiblizojë, informojë dhe edukojë të rinjtë për vlerat evropiane, për arritjen e standardeve të shoqërive të shteteve anëtare të BE-së, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.