Flakadane dhe tymuese, studentet u rikthehen protestave, thyejne xhamat e ministrise
Studentet kunder Paktit per Universitetin, i drejtojne 5 kerkesa ministres Shahini
Nje nga kerkesat e studenteve eshte edhe rrezimi i Ligjit per Arsimin e Larte
1 ore ne proteste, studentet paralajmerojne me bojkot te mesimit ditet e ardhshme
Studentët u janë rikthyer sërish protestave në rrugë, pikërisht aty ku e nisën në dhjetor të vitit 2018 përpara Ministrisë së Arsimit.
Në shenjë revolte ata kanë hedhur flakadanë, tymuese dhe gurë në drejtim të godinës, e cila tani drejtohet nga ministrja Besa Shahini.
Në këtë protestë nuk kanë munguar pankartat, ndërsa studentët u shprehën se ndihen të zhgënjyer nga qeveria Rama, ndërsa janë kundra Paktit për Universitetin.
Ata i kanë drejtuar ministres së Arsimit 5 kërkesa, ku njëra prej tyre është Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.
Pas protestës që zgjati për rreth një orë, studentët kanë paraljmërauar se nëse qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, do të shkohet në bojkot të mësimit në universitetet e vendit.