Shembja e masivit shkëmbor një ditë më parë në rrugën nacionale Burrel – Klos në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq” në fshatin Suç, tregon se rreziku gjatë qarkullimit në këtë rrugë është evident. Por masive shkëmbore gati në shembje, apo që shemben nga bagëtia ka edhe në segmentin e Shkopetit. Është pikërisht ky masiv shkëmbi pranë tunelit të vogël që rrezikon të shembet. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen se duhet të kontrollohet e gjithë pjesa anësore e kësaj rruge në mënyrë që të shmangen tragjeditë e mundshme siç ndodhi pak vite më parë në Torovicë të Lezhës ku një gurë goditi një automjet, duke shkaktuar disa viktima.zona më e rrezikshme e rrugës nacionale Milot – Burrel mbetet segmenti nga fshati Skuraj deri tek Ura e Ulzës.

Shembulli konkret është i këtij masivi shkëmbi në hyrje të tunelittë madh ku siç duket nga pamjet, ai është shembur nga bagëtia që kullot në shpatin e malit.