Sërish kryeministri Rama është kapur me deputetin Kujtim Gjuzi, duke iu drejtuar me fjalët: Lartmadhëri.
Teksa fliste nga foltorja e Kuvendi, kreu i qeverisë i sugjeroi Gjuzit që herë tjetër kur të vishte kravatë, këmishën ta fuste brenda.
“Lartmadhëri, mbani fronin, se princ Lekën e nxore jashtë loje. Ke dhe një kontradiktë në objekt, Lartmadhëri dhe Gjuz. Kur përdor kravatë, fut brenda këmishën, përdor pak etikë. Në kodin e ri të oborrit mbretëror, këmisha jashtë e me kravatë. Se e i bie edhe mret dhe Gjuz. Nuk është momenti që të bëjmë komente sarkastike.”, tha Rama.