Ka ndërruar jetë në spital 16-vjeçari që u përplas nga treni paraditen e sotme në Durrës.

Mësohet pas tre orëve në sallen e operacionit, i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë ndodhi  rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, kur i riu ishte duke ecur me kufje ne vesh duke mos e dëgjuar zhurmën e trenit.

Pas hetimeve 16-vjeçari u identifikua Samuel Kokomani.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje