E PAZAKONTË NË BULQIZË, BASHKËFSHATARI E QËLLON ME ÇIFTE, E NGATËRRON ME KAFSHËT E EGRA

E PAZAKONTË NË BULQIZË, BASHKËFSHATARI E QËLLON ME ÇIFTE, E NGATËRRON ME KAFSHËT E EGRA

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vajkal të Bulqizës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës teksa një banor, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka dëgjuar një zhurmë në parcelën e tij me misër. Teksa ka menduar se janë kafshë të egra të cilat kishin hyrë për t'i dëmtuar të mbjellat, ai ka marrë armën e zjarrit tip çifte dhe ka shtënë në drejtim të vendit ku ishte zhurma. Në deklaratën e saj për mediat, Policia e Dibrës tha se 51 vjeçari me inicialet A.Ç duke gjuajtur me armë gjahu, të cilën e mbante me leje, në drejtim të një kafshe të egër, ka plagosur aksidentalisht shtetasin N. B., 57 vjeç, banues në fshatin Vajkal, i cili ndodhej duke vaditur në tokën e tij. I dëmtuari është dërguar për të marrë ndimën e parë në spitalin Bashkiak të Bulqizës e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të zbardhë rrethanat e vërteta në të cilat ka ndodhur, ndërsa ka proceduar penalisht shtetasin A.Ç.