Dyshohet se u mor nga rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

Dyshohet se u mor nga rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

Është gjetur trupi i pajetë i 7-vjeçares. Sipas informacioneve trupi është gjetur pranë urës së Drinit. Fëmija dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit të Drinit të Zi.

Pesë persona, xhaxhai dhe katër nipa e mbesa, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, kur dyshohet se niveli i ujit është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e lumit i ka marrë.

Familjarët njoftuan Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, pas rreth 4 orësh kërkime, bënë të mundur shpëtimin e katër personave. Ndërkohë, vijuan kërkimet për fëmijën e mbetur, trupi i të cilit është gjetur i pajetë poshtë urës së lumit Drin, në zonën e Gjoricës së Bulqizës.